Shpërndaje në: Futbollisti i Liverpoolit, Victor Munoz, ka vazhduar stërvitjet i ndarë nga grupi para ndeshjes së Spanjës kundër Uruguait. Munoz pësoi lëndim muskulor në fund të sezonit dhe nuk është paraqitur në fushë që nga ajo kohë. Ai nuk u aktivizua në dy ndeshjet e para të Spanjës në Kupën e Botës 2026.
Mungoi në barazimin pa gola kundër Kepit të Gjelbër dhe fitoren ndaj Arabisë Saudite me rezultat 4:0. Nuk është bërë e ditur nëse Munoz do të jetë gati për ndeshjen e fundit të fazës grupore. Spanja do të përballet në Guadalajara me Uruguain. Spanjës i mjafton edhe barazimi për avancim në fazën nokaut.
