Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, Ernis Qestaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me klubin kroat Karlovac, që bën gara në nivelin e dytë të futbollit kroat. Qestaj vjen te skuadra e re pas ndërprerjes me marrëveshje të kontratës me NK Slaven Belupo. Ai ishte pjesë e klubit nga Koprivnica pasi u transferua në verën e vitit 2024 nga Phoenix i Kosovës.
Gjatë sezonit të fundit, sulmuesi i ri regjistroi 6 paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Slaven Belupos – 5 në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë. Te Karlovaci, Qestaj pritet të sjellë energji të re në repartin ofensiv, më shumë thellësi në sulm dhe konkurrencë shtesë për skuadrën. “Ernis, mirë se erdhe në Karlovac!”, ishte mesazhi i klubit kroat gjatë prezantimit të talentit kosovar.
Ernis Qestaj shkëlqen me dygolësh, Kosova U20 e ‘demoloi’ Katarin U20 telegrafi.com Qestaj është pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, ku luan me shumë sukses.
