Kryetari i komunës së Mitrovicës Faton Peci, ka deklaruar se Komuna e Mitrovicës po ndërmerr hapa për të rritur sigurinë publike përmes vendosjes së kamerave të sigurisë në gjithë qytetin. Sipas tij, procesi ka nisur me instalimin e kamerave në objektin e komunës dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij viti me zgjerimin e rrjetit të monitorimit në hapësirat publike të Mitrovicës.
Peci theksoi se, ndonëse Mitrovica ka pasur në të kaluarën nivel të lartë rrezikshmërie, qyteti deri më tani nuk ka pasur sistem të mbikëqyrjes me kamera sigurie. Ai e cilësoi këtë si një paradoks që po korrigjohet përmes investimeve aktuale. “Siguria e qytetarëve është në radhë të parë,” u shpreh ai, duke shtuar se institucionet do të jenë çdo ditë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Mitrovica pritet të përfshihet gradualisht në një sistem më të gjerë të mbikëqyrjes publike me kamera sigurie.
