E rëndë në Prizren: 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i “Fat Group –

0%

Një ngjarje e rëndë e raportuar ditë më parë në Prizren ka përfunduar tragjikisht. I riu që kishte rënë nga kati i katërt i një objekti më 2 gusht ka ndërruar jetë pas disa ditësh trajtimi në QKUK. Sinjali mëson se viktima është Egzon Kabashi, rreth 18-vjeçar.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku, sipas informacioneve të rastit, Kabashi kishte rënë nga kati i katërt i kompleksit “Fat Group-1”. Pas incidentit, 18-vjeçari ishte dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti fillimisht, me udhëzim të Prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur, ishte evidentuar përmes një shënimi zyrtar.

Por më 8 gusht, Policia e Kosovës është njoftuar përmes kanaleve zyrtare nga QKUK-ja se Egzon Kabashi ka ndërruar jetë. Pas konfirmimit të vdekjes është njoftuar Prokurorja e Departamentit për të Mitur, me udhëzim të së cilës rasti ka kaluar nga shënimi zyrtar në procedurë hetimore dhe është cilësuar “Hetim i vdekjes”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në koordinim me Prokuroren, hetuesit rajonalë kanë vazhduar veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat i riu kishte rënë nga objekti. Është njoftuar edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë. Hetimet tashmë pritet të përcaktojnë rrethanat e sakta që çuan në rënien fatale të 18-vjeçarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com