Lubonja: Dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike do të garantonin zgjedhje më të lira në Shqipëri

0%

Shpërndaje në: Publicisti Fatos Lubonja ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të konsiderohen plotësisht të lira për shkak të, sipas tij, kapjes së institucioneve nga pushteti.

Ai ka deklaruar se kërkesa e protestuesve për krijimin e një qeverie teknike synon të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes reformimit të institucioneve që, sipas tij, janë prekur nga ndikimet politike.

“Është thënë vazhdimisht që në këtë regjim që ka ngritur Rama nuk janë zgjedhje të lira sepse ky i ka kapur sepse ka aktivizuar krimin e organizuar, oligarkët kanë punëtorët e tyre dhe mbi 50 përqindëshin e siguron përmes këtyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesa që kanë dhënë protestuesit për ta evituar këtë është ideja e një qeverie teknike e cila duhet të bëjë pastrimin nga të gjitha ato metastazat që janë hapur në Shqipëri, në institucione, që mundet ta bëjnë të pamundur zgjedhjen e lirë, duke e përfshirë edhe Policinë”. Sipas Lubonjës, vetëm përmes një procesi të tillë mund të krijohen garanci më të mëdha për zgjedhje të lira.

“Nëse realizohet dorëheqja dhe qeveria teknike, mund të garantohet pak a shumë zgjedhja e lirë”. Duke komentuar gjuhën dhe reagimet e kryeministrit të Shqipërisë, Lubonja ka vlerësuar se ato janë në vazhdën e qëndrimeve të deritanishme të tij ndaj kritikëve dhe opozitës. “E lexoj si vazhdimësi e qëndrimit politik të Ramës ndaj të gjitha kritikave, opozitave që i kanë ardhur.

Është në tipologjinë e politikanit shqiptar kjo arroganca, paaftësia për dialog. Paaftësia për dialog jo vetëm me tjetrin, por paaftësi edhe për dialog me veten. Rama është i pashpresë që mund të ketë dialog me vetveten… Reagimi i tij është kjo paaftësi, plus frika nga humbja e pushtetit”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është përgjigjur protestuesve me sulme, sharje e etiketime, pasi ata kanë shpalosur pesë kushte për ndalje të revoltës në Tiranë që ka nisur sot 25 ditë më parë – fillimisht kundër projekteve në Zvërnec e më vonë u përqendrua te kërkesa e dorëheqjes së Ramës. Pesë kushtet e protesuesve “1.

Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë. 2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. 3. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: 4.

Paralelisht, kërkojmë: Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’; Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për ‘Trashëgiminë kulturore’; Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për ‘Investimet Strategjike’ dhe 5.

Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës:, janë pesë kërkesat e protestusve.

Burimi: Koha