Largohet Admir Malaj, emërohet drejtori i ri i Portit të Sarandës

0%

Është emëruar drejtori i ri i Portit të Sarandës. Gjergji Mërkuri ka marrë drejtimin e portit pas largimit të Admir Malajt. Malaj e mbante këtë post që prej verës së vitit 2025, ndërsa arsyet e largimit të tij nuk bëhen të ditura. Emërimi i Mërkurit shënon një rikthim institucional të tij pas një periudhe fërkimesh politike.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, si pasojë e pakënaqësive të brendshme në degën lokale të PS-së, ai kandidoi si i pavarur për kryetar bashkie.

Burimi: Bota Sot