Kosovari që vdiq në aksidentin në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes

0%

Një mëngjes i rëndë ka nisur me tragjedi në aksin Lezhë–Milot, ku një shtetas kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, ndërsa dy familjarë të tij kanë mbetur të lënduar. Viktimë e këtij aksidenti është Kadri Behluli nga Suhareka, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit gjatë drejtimit, si pasojë e përgjumjes.

Familja po udhëtonte me automjet në këtë segment rrugor, kur mjeti është përplasur me një kamion. “ Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion.

Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën ”, raportoi gazetarja e Top Channel nga Lezha. Në këtë aksident janë lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor. Autoritetet në Shqipëri kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot: Humb jetën një kosovar, lëndohet motra dhe djali i tij Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com