KEDS-i gjobitet me 25 mijë euro, MINTI gjen pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se KEDS-i është gjobitur me 25 mijë euro, pasi gjatë kontrolleve janë identifikuar pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.

Sipas njoftimit të datës , Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka vazhduar aktivitetet e mbikëqyrjes dhe verifikimit të njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Kosovës.

“Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi janë identifikuar edhe pesë (5) njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik, për çka ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh” – thuhet në njoftimin e MINTI-t.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

MINTI dhe AMK kanë bërë të ditur se verifikimet e njehsorëve elektrikë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.

Sipas njoftimit, institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, “duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë elektrike”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) më , kishte shqiptuar 18 gjoba ndaj KEDS-it, në vlerë totale prej 90 mijë eurosh, për shkak të “parregullsive të konstatuara” në njehsorët elektrikë.

Sipas njoftimit, ishte konstatuar se 18 njehsorëve të verifikuar u kishte skaduar afati i vlefshmërisë, çka ka rezultuar me masat ndëshkuese ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë. Gjatë muajit prill 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të MINTI-t ka trajtuar ankesat e konsumatorëve lidhur me dyshimet për parregullsi në matjen e energjisë elektrike.

Një komision ad hoc, i themeluar për këtë çështje, ka pranuar 574 ankesa të mbështetura me dëshmi për devijime në orë dhe datë të njehsorëve.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, nga konsumatorët janë tërhequr 54 njehsorë elektrikë në 7 rajone të Republikës së Kosovës, të cilët i janë nënshtruar testimit laboratorik në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës (AMK), ku në 38 prej tyre janë konstatuar devijime kohore, ndërsa në 18 njehsorë të verifikuar është konstatuar se u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.

MINTI ka bërë të ditur se ankesat e konsumatorëve me dëshmi për devijime janë duke u përcjellë në KESCO, nga e cila kërkohet kompensim i menjëhershëm për qytetarët e dëmtuar.”- thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, më .

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë– KEDS më , kishte thënë se është duke punuar për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, në lidhje me gjobat e shqiptuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj thoshte se KEDS-i është në komunikim të vazhdueshëm me ZRRE-në, me qëllim, sipas saj, identifikimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme.

“Për më tepër, duke qenë se kjo çështje është aktualisht në trajtim nga organet kompetente hetimore, konsiderojmë të nevojshme që në këtë fazë të përmbahemi nga ofrimi i informacioneve shtesë, me qëllim shmangien e çdo mundësie të ndikimit apo pengimit të hetimeve në vijim”– deklaronte Dallaveraj.

“KEDS mbetet i përkushtuar të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me institucionet përkatëse dhe të kontribuojë në trajtimin e drejtë dhe transparent të kësaj çështjeje, në përputhje me obligimet ligjore dhe rregullatore”.

Me , MINTI bëri të ditur se janë evdidentuar njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë, devijime në datë prej 2-3 ditë krahasuar me kohën reale dhe devijime prej 10-11 orë krahasuar më kohën reale.

Burimi: Kallxo