Shqiptarët e Kosovës zgjedhin masivisht Shëngjinin, përbëjnë 65% të

0%

Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë sezon veror kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet. Plazhet, mikpritja, infrastruktura e përmirësuar dhe afërsia me Kosovën janë disa nga arsyet që i bëjnë ata të rikthehen vit pas viti.

Operatorët turistikë thonë se sezoni po zhvillohet me ritme pozitive, ndërsa pjesa më e madhe e rezervimeve vijon të vijë nga pushuesit e Kosovës, të cilët mbeten grupi më i madh i vizitorëve në këtë zonë. Edhe pushuesit nga Kosova shprehen se Shëngjini është destinacioni i tyre i preferuar veror.

Ata vlerësojnë pastërtinë e plazheve, atmosferën familjare, shërbimin dhe mundësitë e shumta për të kaluar pushime të qeta pranë detit. Shifrat e muajit korrik konfirmojnë ecurinë pozitive të sezonit turistik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i turistëve është rritur me 5%. Pushuesit nga Kosova vijojnë të përbëjnë 65% të totalit të vizitorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, 20% janë turistë të huaj, ku spikasin vizitorët nga Gjermania, Polonia, Italia dhe Çekia, ndërsa 15% e pushuesve janë shtetas që banojnë në Shqipëri.

Rritja e numrit të turistëve dhe prania gjithnjë e më e madhe e vizitorëve nga vende të ndryshme evropiane konfirmojnë se bregdeti i Shëngjinit po forcon pozicionin e tij si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend, duke vijuar të jetë zgjedhja e parë e pushuesve nga Kosova.

Burimi: Bota Sot