Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Graqanicë dhe Pejë. Rastet e raportuara: Prishtinë / – . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar fizikisht viktimen femer kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Graqanicë – . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe dyshohet se deri sa ishte në gjendje të dehur kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë – .

Viktima femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. Pejë – .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është raportuar se ka ndodhur rasti I lartcekur ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur viktimat kosovarë dhe ka dëmtuar me thikë një derë dhe dritare të shtëpisë. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

Burimi: Bota Sot