Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë

0%

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është më i mirë se ai i 28 dhjetorit, por sipas tij, Lidhja Demokratike ende nuk është në gjendje të kënaqshme dhe ka nevojë për rikthim të plotë politik.

Në Debat Plus, Haziri tha se përpjekjet për forcimin e partisë nuk do të ndalen dhe se qëllimi kryesor mbetet rikthimi i Lidhja Demokratike e Kosovës në pozicionin e saj si forcë e parë politike në vend.

LDK në udhëkryq – shtohen kërkesat për largimin e Abdixhikut Ai theksoi se çdo kryetar i LDK-së do të përballet me kërkesa për dorëheqje si ato me të cilat është përballur edhe Lumir Abdixhiku. “Qëllimi është rikthimi i LDK-së, dhe ky është i përbashkët”, ka shtuar ai. Ai mes tjerash ka theksuar se ka pasur konstatim që nuk ekziston LDK fare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne jemi riorganizu e jemi rikthyer”, ka shtuar ai./rtvd

Burimi: Telegrafi