Gjendet pa shenja jete një i mitur në Palabardh të Gjakovës, policia nis hetimet

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në fshatin Palabardh të Gjakovës, ku një i mitur është gjetur pa shenja jete. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se rreth orës policia ka pranuar informatën për një person të gjinisë mashkullore, i mitur, i cili është gjetur pa shenja jete.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Krasniqi. Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com