“As furtuna s’e ndal popullin”/ Protestuesi: Rama mundohesh me linçime, por nuk do ja dalësh. Dorëheqje pa kompromis

0%

Nën shi dhe me thirrje kundër qeverisë, vijon revolta para Kryeministrisë. “Atdheu nuk është në shitje”, janë këto thirrjet që jehojnë përpara Kryeministrisë në protestën 25 kundër kryeministrit Rama. Revolta e shqiptarëve nuk e ndal as shiu. Protestuesit kanë vijuar protestën e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. “Nuk ka shi breshër, furtunë që ndal vullnetin e popullit.

Rruga jonë është në vijë të drejtë. Vetëm drita e shqetëson errësirën dhe ky popull është drita që shqetëson errësirës brenda. Edi Rama me çakenjtë të tij mundohen të masakrojnë me fjalë e linçime, por kjo nuk bën më punë. Ka edhe disa analfabetë andej Drinit që thurin vargje e elozhe të paqena…Por realiteti është realitet.

Qëndrojmë deri në shkëputjen e sistemit mafioz shtetëror…Rama dorëheqjen pa kompromis, e ke të gatuar nga populli”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot