Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë

0%

Shpërndaje në: Një i mitur është gjetur pa shenja jete pasditen e së mërkurës në një fshat të Gjakovës. Policia ka thënë për KOHËN se i mituri dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. “Në ora nga njësia e Emergjencës është konstatuar vdekja e personit. Dyshohet të jetë i moshës 15-vjeçare”, kanë thënë nga policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, dhe rasti në koordinim me prokurorin është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Burimi: Koha