Michel Kuka Mboladinga, i njohur në gjithë botën si “Lumumba”, më në fund ka përjetuar Kupën e Botës nga tribunat, duke u kthyer menjëherë në një nga figurat më të dashura të tifozëve.
Tifozi simbol i DR Kongos ndoqi ndeshjen ndaj Kolumbisë, pasi kishte humbur debutimin kundër Portugalisë për shkak të një izolimi të përkohshëm të kërkuar nga autoritetet amerikane si pjesë e protokolleve shëndetësore të hyrjes në vend. Pas përfundimit të procedurave dhe kontrolleve, Lumumba iu bashkua më në fund delegacionit kongolez.
Prania e tij në stadium u bë menjëherë virale, pasi dhjetëra tifozë e njohën në tribuna dhe kërkuan foto e selfie gjatë pushimit të ndeshjes.
Michel Nkuka Mboladinga, better known as “Lumumba Vea,” has stood motionless at matches since 2013 to honor DR Congo’s first prime minister, Patrice Lumumba As one of the country’s most recognizable supporters, Vea was included in President Félix Tshisekedi’s official World Cup… pic.twitter.com/2KrMsVZeow — Bleacher Report (@BleacherReport) June 24, 2026 Ai u shndërrua në një atraksion të vërtetë të spektaklit, duke tërhequr vëmendjen njësoj si vetë lojtarët në fushë.
Kush është “Lumumba”? Michel Kuka Mboladinga është një nga figurat më ikonike të tifozerisë kongoleze. Nofka e tij është një homazh për Patrice Lumumba, figurën historike të pavarësisë së Kongos dhe simbol i dinjitetit kombëtar.
Pozat e tij karakteristike, që imitojnë statujën e Lumumbas në Kinshasa, e kanë kthyer atë në një simbol të njohur të pasionit afrikan për futbollin dhe në një figurë të dashur të Kupës së Botës 2026. “Lumumba” y su protesta silenciosa.
En el estadio de Guadalajara se tapó la boca y simuló una pistola en la cabeza, protesta desde el 2013 por el silencio internacional ante miles de desplazados en el este del Congo, donde hay un conflicto interminable.
Hace homenaje a Patrice… pic.twitter.com/nb6Ckm9pfZ — Cesar Augusto Londoño (@cesaralo) June 24, 2026 Ai ishte bërë i famshëm në Kupën e Kombeve të Afirkës vitin që shkoi, ku Kongo luajti deri në çerekfinale.
