Einxhel reagon për herë të parë pas përfundimit të Ferma VIP: Uroj të kem qenë në lartësinë e duhur dhe të shihemi sërish

0%

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, opinionistja Einxhel Shkira ka ndarë një mesazh të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale. Ajo ka folur për sfidat, sakrificat dhe përvojën e fituar gjatë këtij projekti, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit.

Në reagimin e saj, moderatorja ka treguar se pranimi i këtij projekti erdhi në një moment jo të lehtë të jetës, mes angazhimeve familjare, distancës, detyrimeve personale dhe një dëmtimi fizik, por se sot ndihet e lumtur që i tha ‘po’ kësaj eksperience.

Einxhel ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin me ekipin e Ferma VIP, duke falënderuar Arbana Osmanin, Holta Gramën, Eduart Grishajn, kolegët e saj në panel dhe të gjithë stafin. Postimi i plotë i Einxhel në Instagram (pa ndërhyrje): “

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Le te themi qe u kry me sukses Ferma VIP Ky projekt me erdhi kur me pak e prisja, ne nje moment te papershtatshem per mua , femijet, distanca , angazhimet perdonale,kemba e thyer dhe sigurisht shume pikepyetje per nje eksperience kaq gjitheperfshirese!!

Por sot jam e lumtur qe e pranova kete ftese, jam e lumtur qe ia ka vlejtur , mes shume sakrificave pergjate muajve , e ndjej se bera mire qe thashe PO! Mbi te gjitha mesova shume dhe fitova nje eksperience te re pune , per te cilen jam shume mirenjohese! Punova me figura qe cdokush do te donte ,qoft dhe per te rrembyer disa dije profesionale!

Nje projekt gjigand live ku pergjegjsia eshte e madhe dhe i tille eshte dhe presioni , por kjo me rriti akoma me shume… I dashuroj eksperiencat qe me japin me shume sesa thjeshte vlera financiare dhe kjo ka qen nje e tille!!

Prandaj i jam thellesisht mirenjohese @arbanao per ftesen dhe si gjithmone kembnguljen e saj ne aftesite e mia Sigurisht @therealholtagram qe me mirepriti dhe perkrahu te jem pjese e ketij projekti madheshtor Askush nga ne nuk do te shkelqente pa @eduartgrishaj dhe gjithe stafit te tij backstage Me shume dashuri grupin e produksionit qe na e kane ber me te lehte punen @marildakasaj @megmecaj @reivisqoku dhe Megi vogel qe sma leshoi kurre doren duke u kujdesur per gjendjen time fizike cdo prime Padiskutim kjo eksperience sdo ishte e njejta pa dy bashkevuajtesit e mi @armina_mevlani @ermalmamaqiofficial qe aq sa me benin nervoz aq dhe me mungojne tashme Ne fund ata qe me kane duruar dhe rregulluar cdo prime, dy djem qe kane nje staf te mrekullueshem me vajza duarta si vet ata@henrigjata_mua & @florii_hairstyle Faleminderit nga zemraPer mbyllje me te rendesishmit, JU !!

Faleminderit qe me keni ndjekur, motivuar, suportuar, kritikuar dhe lavderuar! Fal jush, dashurise dhe besimit tuaj , pata mundesi te ulem ne ate kolltukUroj te kem qen ne lartesine e duhur dhe te shihemi serisht Ju dua “.

Burimi: Bota Sot