Ramushi i propozon opozitës: Më zgjidhni president t´i kundërvihem Kurtit!

0%

Terrenin e ka përgatitur. Haradinaj nuk ka mbetur gjë pa i thënë e pa e quajt Kurtin: spiun i Serbisë, hajn, mashtrues, komunist, fëmijë, tradhtar, etj. etj.

Kurse tash pas përfundit të zgjedhjeve, Haradinaj doli me një apel të hapur ndaj opozitës: të bashkohen dhe ta propozojnë një figurë të përbashkët për president në mënyrë që ta luftojnë pozicionin e kurtit, duke e përfunduar njëherë e përgjithmonë epokën e tij. Si figurë e tillë e përshtatshme me përvojë të gjatë politike (e luftarake) jam unë tha.

Po më propozuat do ta shihni se si do të veproi ndaj tij, deklaroi Haradinaj, pa e zbuluar strategjinë e tij. Me siguri e kishte fjalën, në rast se ai zgjidhet president, me kompetenca e pa kompetenca, do ta bllokoi punën e qeverisë, do ta bllokoi punën e parlamentit, do ta përdor fjalorin e mëparshëm ndaj Kurtit që ta denigroi, ta shpall të paaftë dhe mbi të gjitha ta dokumentoi, se ai punon për interesa të Serbisë dhe se është kundër SHBA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për tu bërë president, siç po duket, ai e ka dorëzuar edhe vetë postin e kryetarit të AAK, duke e ditur që Kurti po vë kushte për kandidat asnjënës për president. Pra e tërë Kosova duhet ta ketë të qartë se Haradinaj i plotëson kushtet, nuk është udhëheqës partiak, por tash tërësisht varet nga pozicioni dhe angazhimi i vetë opozitës, nëse duan ti kundërvihen Kurtit.

Mbi të gjitha, është edhe një problem që e vështirëson propozimin e Haradinajt? Të njëjtin qëllim e ka edhe Ganja. Edhe ajo për fyerje, sharje e diskreditim ndaj Kurtit, është munduar t´ia kaloi edhe vetë Haradinajt, prandaj pse ajo mos t´i plotësoi kushtet për presidente?

Edhe ajo, ndoshta edhe më mirë se Haradinaj, i njeh bllokadat, manipulimet, shpifjet dhe mënyrën për ta luftuar e penguar Kurtin. Për lexuesit, për ata që skan dëgjuar, ndoshta do të ishte mirë të bëhet me dije se Ganja është popullarizuar me batutën e qershive ndaj Kurtit. Megjithatë trimëri Ganja ka treguar sidomos kur sa herë i tekej, dilte e ia kapte Kurtit, mikrofonin.

Pra lind pyetja, pse Ganja mos të zgjidhet presidente? Pas saj qëndron PD e Lushtakut, Krye bashkiaku i Prishtinës Përparim Rama, pas saj qëndron Hykmetja e cila po ashtu se ka problem fare Listën Serbe, po problemin e ka me Kurtin, pastaj pas Ganës mund të qëndrojnë shoqata të ndryshme para lufte e pas lufte, listat e fryra të UÇK, pse mos ta ketë pas pra të tërë Drenicën e Shote e Azem Galicës.

Siç po shihet nuk është i vetmi kandidat zoti Haradinaj, kur dihet që edhe të tjerët kanë merita e merita të pafundme, kur është në pyetje denigrimi e linçimi i njerëzve.

Më pas shtrohet pyetja se a mund të radhiten në kuadër të opozitës Baton Haxhiu, Lirim Mehmetaj, Buzhala, Milaim Zeka etj. të cilët me deklaratat dhe shkrimet e tyre kanë merita të jashtëzakonshme në proceset e tashme rreth Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ata janë të zellshëm dhe zëdhënës të Edi Ramës dhe të Serbisë, kur është në pyetje strategjia rajonale, ndërsa në përmasa globale janë edhe zëdhënësit e Putinit e Rusisë.

Pra kundër Kurtit me veprimet e tyre nuk janë vetëm Ramush Haradinaj, Ganja e Hykmetja, dhe dhjeta analistë, portale e qendra televizive, por edhe zotërinjtë që u cekën me platforma rajonale e globale, të cilët po bëjnë punë të përbashkët.

Burimi: Bota Sot