Chelsea gjen zëvendësim për Cucurellas

0%

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit italian Marco Palestra nga Atalanta. Klubi londinez ka qenë në kërkim të një zëvendësuesi për Marc Cucurella, i cili së fundmi është transferuar te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Inter kishte punuar prej javësh për ta transferuar Palestra dhe ishte afër marrëveshjes, por Chelsea ka ndërhyrë në momentet e fundit dhe ka siguruar shërbimet e futbollistit italian. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se të gjitha palët kanë arritur marrëveshje verbale dhe transferimi pritet të finalizohet shumë shpejt.

Sipas tij, Atalanta do të përfitojë mbi pesëdhjetë e pesë milionë euro, si dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit. Ndërkohë, Palestra do të nënshkruajë kontratë afatgjatë me klubin anglez. Lojtari italian konsiderohet një nga talentët më premtues në pozitën e mbrojtësit të krahut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë të mbrojtjes, gjë që i jep më shumë alternativa trajnerit të ri të Chelsea, Xabi Alonso. Alonso është i përfshirë drejtpërdrejt në planet e transferimeve të klubit dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit për afrimet dhe largimet gjatë afatit kalimtar.

Chelsea e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dhjetë në Premier League dhe mbeti jashtë garave evropiane. Megjithatë, kjo nuk duket se e ka penguar Palestra që të pranojë kalimin në “Stamford Bridge”. Transferimi pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.

Burimi: Bota Sot