Në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, sot u zhvillua gara e Kronometrit Individual (Individual Time Trial), ku çiklistët garuan kundër kohës për titujt e kampionit të Kosovës në kategoritë përkatëse.
Në kategorinë Elite, Blerton Nuha dhe Enilda Zeqiri regjistruan kohët më të mira dhe u kurorëzuan Kampionë të Kosovës në Kronometër Individual, duke dëshmuar formë të lartë sportive dhe përgatitje të shkëlqyer.
Një moment i veçantë i garës ishte paraqitja e jashtëzakonshme e Blerton Nuhës, i cili jo vetëm fitoi titullin e kampionit në kategorinë Elite Meshkuj, por edhe vendosi rekord të ri shtetëror në Kronometër Individual. Ai realizoi një shpejtësi mesatare prej 48.13 km/h, duke thyer rekordin e mëparshëm shtetëror prej 45 km/h, rekord që gjithashtu mbahej nga vetë ai.
Ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme për çiklizmin kosovar dhe vendos një standard të ri në disiplinën e kronometrit individual. Federata e Çiklizmit e Kosovës uron të gjithë kampionët, medalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre në garën e sotme, si dhe falënderon klubet, trajnerët, gjyqtarët dhe stafin organizativ për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e Kampionatit.
Kampionati i Kosovës në Çiklizëm do të përmbyllet nesër me garën rrugore (Road Race), disiplinën më prestigjioze të çiklizmit.
Elite Meshkuj Blerton Nuha (KÇ Kastrioti) – .27 Albion Kastrati (KÇ Kastrioti) – .38 Albion Ymeri (KÇ Prishtina) – .54 Elite Femra Enilda Zeqiri (KÇ Kastrioti) – .84 Dafina Zylfiu (KÇ Dardana) – .72 Aferdita Ymeri (KÇ Prishtina) – .76 U23 Meshkuj Visar Nuhaj (KÇ Kastrioti) – .57 Erblin Reshani (KÇ Kastrioti) – .60 Junior Meshkuj Festim Kurti (KÇ Kastrioti) – .80 Beatris Asllani (KÇ Kastrioti) – .59 Kadet Meshkuj Blend Biqkaj (KÇ Dardana) – .74 Mal Hetemi (KÇ Kastrioti) – .53 Arif Krasniqi (KÇ Prizreni) – .29
