Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Gjakovë, pasi ndaj tij kishte urdhërarreste aktive dhe letër-rreshtim, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, arrestimi është kryer më 23 qershor, rreth orës , në rrugën “Dëshmorët e Rogovës” në Gjakovë.
Burimet bëjnë të ditur se K.K. kërkohej në bazë të dy urdhërarresteve aktive, të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Gjykata Themelore në Prizren. Po ashtu, ndaj tij kishte edhe letër-rreshtim aktiv. Pas pranimit të informatave dhe verifikimeve në terren, Policia ka siguruar informacion se personi i kërkuar ndodhej në banesën e tij.
Njësiti patrullues ka ndërmarrë veprimet operative, me ç’rast e ka lokalizuar dhe arrestuar të njëjtin. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
