Xhezair Avduli transferohet te Vllaznia

0%

Futbollisti i ri i Maqedonisë së Veriut U-21, Xhezair Avduli, do të nisë aventurën e tij të parë ndërkombëtare, duke u transferuar në kampionatin shqiptar. Mbrojtësi i krahut të majtë largohet nga Arsimi i Çegranit dhe i bashkohet ekipit të njohur Vllaznia nga Shkodra, që garon në elitën e futbollit shqiptar.

Avduli zhvilloi një gjysmësezon shumë të mirë me Arsim-in, paraqitje që i siguruan edhe ftesën në kombëtaren U21 nga selektori Goran Staniq. Ai është produkt i akademisë së KF Shkëndija, por aty nuk arriti të marrë hapësirën e duhur për të treguar potencialin e tij. Tani, me kalimin te Vllaznia, ai do të ketë mundësinë të fitojë eksperiencë të re..

Burimi: Bota Sot