Një person ka ndërruar jetë sot rreth orës në një aksident mes dy veturash në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policvisë së Kosoëvs për Prishtinën, Enis Pllana. Sipas tij, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.
Tutje ai tha se njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
