Vazhdon të bjerë çmimi i derivateve në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për çmimet e derivateve për ditën e martë. Sipas njoftimit, çmimi maksimal për litrin e naftës është 1.38 euro për litër, i benzinës 1.33 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.67 euro për litër. Të dielën dhe të hënën çmimi i naftës për litër ishte 1.39 euro, një cent më shtrenjtë.

Së fundmi çmimi i derivateve në Kosovë shënoi rënie të mëtejshme, duke e çuar naftën në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit mars. Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit.

Armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua më 18 qershor, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha