Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 23 deri më do të zhvillohen punime për instalimin e elementeve të reja të ndriçimit publik në rrugën “UÇK”, në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Për shkak të punimeve, do të bëhet mbyllja e përkohshme e shiritit të mesëm rrugor, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë nëpërmjet shiritave të tjerë.
Sipas njoftimit, kufizimi i përkohshëm i qarkullimit do të zbatohet në këto orë: – , – , – Komuna e Prishtinës bënë të ditur se në zonën ku do të kryhen punimet do të vendoset sinjalizimi i nevojshëm rrugor dhe do të ndërmerren të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut.
Pas përfundimit të projektit, rruga “UÇK” pritet të ketë ndriçim më modern, dukshmëri më të lartë dhe siguri më të madhe për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Komuna ju bënë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë kohës së zhvillimit të punimeve./ Telegrafi
