Takim për këshilla apo lamtumire…?

0%

Për takimin në Paris, në Pallatin “Elysée”, më 22 qershor mes presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë një informacion i pakët apo i mjergullt, sidomos për qëllimin dhe problematikën e tij nga Zyra e Shtypit të Kryeministrisë në Tiranë e nga ajo e Presidencës së Francës…

Sipas njoftimit nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Shqipërisë, “. ..Takimi zhvillohet në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe pas disa takimeve të mëparshme mes dy liderëve, të mbajtura në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025.

Sipas agjendës, bisedimet do të përqendrohen te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe ecuria e reformave që vendi po zbaton në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Franca pritet të riafirmojë mbështetjen e saj për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me kriteret dhe parimet e unionit.. .” Ndërsa, presidenti Macron reagoi pas bisedimeve në platformën “X”, “ ku vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, duke theksuar bashkëpunimin në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë dhe vazhdimin e reformave në rrugën drejt BE-së…” Prandaj, duke mos u mjaftuar me kaq pak rreshta informacion tradicional, formal apo bajat, për tiu afruar të vërtetës shumica e mediave dhe e qarqeve diplomatike, janë shtyrë më shumë për hamendësime…, për çka është lënë jashtë tekstit zyrtar…

Së pari, presidenti Macron, mund t’i këtë kujtuar mikut apo mysafirit të tij, kryeministrit Edi Rama, të njohur një statistikë nga vendi i tij dhe nga fqinji verior.

Në Britaninë e Madhe janë dorëhequr 7 kryeministra në 10 vjet; në Francë 4 kryeministra në 4 vjet… t’ia mbushur mendjen mund edhe t’i këtë thënë se në fund të fundit dorëheqja është për presidentë, kryeministra, ministra…Pra, për BURRA dhe ca gra BURRNESHA!

Meqenëse Edi Rama mund të ketë qenë në avion, rrugës për Paris, Macron mund ta ketë njoftuar për dorëheqjen po më 22 qershor të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Kei Starmer.

Dashtë Zoti, Presidenti i Francës Emanuel Macron e ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë, ku fjala dorëheqje ekziston vetëm në fjalorë e shkrime publicistike e studimore e në këta 35 vjet, është dëgjuar dhe përjetuar fare rrallë si ngjarje sensacionale, që të mos e përjetojë si fundin e botës dorëheqjen kryeministrore personale! ta bindur më shumë mund ti ketë kujtuar edhe se sa shumë kryeministra kanë dhënë dorëheqje gjatë këtyre 35 viteve në Francë, Itali, Spanjë, Holandë, Kanada, Rumani, Bullgari, Poloni…

Macron mund t’i jetë referuar edhe fqinjit tjetër, Italisë…Në 50 vitet e fundit (nga viti 1976), Italia është karakterizuar nga një paqëndrueshmëri e lartë institucionale, duke numëruar mbi 20 qeveri që kanë dhënë dorëheqjen.

Këto dorëheqje kanë sjellë rënien e ekzekutivit për shkak të humbjes së mbështetjes parlamentare, të udhëhequra nga kryeministra si: Giulio Andreotti Bettino Craxi Massimo D’Alema Romano Prodi Silvio Berlusconi Mario Monti Enrico Letta Giuseppe Conte Mario Draghi Vetëm ata të dy, pra Emanuel Macron dhe Edi Rama e dinë shumë saktë se për çfarë kanë folur si miq…Njoftimi nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë në Tiranë, për një takim të zakonshëm, me temë kryesore zgjerimin dhe thellimin e raporteve dypalëshe si vende e qeveri, krahas stresit nga ditët e vështira të qershorit 2026, kur kryeministrit po i ziejnë trutë nga pamjet e protestave dhe nga pasiguria për të nesërmen, vihet në dyshim edhe nga videot dhe fotografitë.

Shtrëngimi i duarve, përqafimi, fytyrat e të dyve në çastin e ndarjes, shprehin më shumë një dramë shpirtërore. Mungon vetëm ilustrimi me muzikë funebre!? Nga pamjet e përcjella prej mediave, dy gratë, Brigitta dhe Linda, kanë arsye të mjafta për xhelozi dhe shqetësim…Urojmë jo deri në dhunë, në fshikullim të faqeve të burrave…!

Kjo “heshtje” apo fshehje e të të vërtetës apo të pjesës intime të saj, shton dhe përforcon dyshimet, hamendësimet, thashethemet…!

Shumica e shqiptarëve, sidomos ata të protestave, dëshirojnë dhe i luten Zotit në qiell, që Edi Rama të ketë shkuar në Parisin e tij plot kujtime rinie dhe nostalgji, edhe për trotuaret, që të këshillohet me Macron për të mos e vonuar dorëheqjen apo të vazhdojë t’i sfidojë thirrjet e protestuesve…?

Mbetet të urojmë që presidenti francez, edhe pse vetë nuk mendon(tani për tani) braktisjen e vullnetshme të postit dhe të Brigittes, t’i ketë dhënë këshillën më të arsyeshme e të drejtë…! Domethënë, të ikë nga froni pa kundërshtuar më tepër…!

Më keq, pa përdorur dhunë e pa e menduar shpëtimin e tij nga një 1997 e dytë, çka nuk përjashtohet prerazi se Rama nuk mund ta ketë menduar në vetvete, qoftë edhe një herë…!

Gjithsesi, le të urojmë, sa të na dëgjojnë edhe “të shurdhët”: daltë në të mirë të shumicës së shqiptarëve e të kombit, takimi Emanuel Macron- Edi Rama më , në Parisin e nënshkrimeve historike ndërkombëtare; për të mirë e për të keq dhe turp; të dashurive dhe të tradhtive dramatike e tragjike; të ndarjeve apo divorceve të bujshëm njerëzore, çiftore, familjare, partiake, politike…!

Burimi: Bota Sot