Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit 2026 e deri më tash ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shofer. Policia tha se konfiskimi i patentë shoferëve bëhet bazuar në ligjet që lidhen me fushën e trafikut.
“Policia e Kosovës zbaton të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës e në rastin konkret ligjet që lidhen me fushën e trafikut, ku përveç gjobave për kundërvajtje të ndryshme, janë paraparë edhe masa mbrojtëse, kështu nga fillimi i këtij viti 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Përgjigja e PK-së, pason dilemat e ngritura nga njohësit e sistemit të drejtësisë se “policia e Kosovës përmes konfiskimit të patentë shoferëve po shkelë të drejtat e njeriut”, njoftoi policia. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
