Ronaldo dhe Portugalia japin spektakël – 5 gola dhe mesazh i fortë për rivalët në Botëror

0%

Portugalia ka marr fitore të madhe në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultat bindës 5-0, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist kryesor. Skuadra e Roberto Martínez e mbylli ndeshjen me dominim të plotë, duke shënuar pesë gola dhe duke treguar forcë të madhe në fazën ofensive.

Portugalia kaloi në epërsi që në minutën e 6-të me Cristiano Ronaldon, i cili shfrytëzoi një asist të Joao Cancelo për 1-0. Avantazhi u dyfishua në minutën e 17-të, kur Nuno Mendes realizoi një goditje të saktë nga goditja e lirë për 2-0.

Në minutën e 29-të, Uzbekistan ngushtoi shifrat me një gol të bukur nga distanca i Azizjon Ganiev, por goli u anulua nga VAR për një faull në ndërtimin e aksionit, duke e mbajtur rezultatin në favor të portugezëve. Pak para pushimit, Bruno Fernandes asistoi sërish për Cristiano Ronaldon, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Portugalinë (3-0), duke vulosur pjesën e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fillim të pjesës së dytë, Portugalia vazhdoi presionin dhe pas një aksioni të fortë, një autogol i portierit Abduvakhid Nematov e çoi rezultatin në 4-0. Uzbekistani provoi të reagojë, por Portugalia mbeti shumë më e rrezikshme në çdo aspekt të lojës.

Në minutën e 87-të, Rafael Leão shënoi golin e pestë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke e vulosur fitoren 5-0 për Portugalinë. Me këtë fitore bindëse, Portugalia tregon se është një nga pretendentet serioze në Kupën e Botës 2026, ndërsa Cristiano Ronaldo konfirmon edhe një herë rolin e tij vendimtar në skenën më të madhe të futbollit botëror. Portugal – Uzbekistan Live Score

Burimi: Telegrafi