“Arresto Ballukun!”- Ironia therëse e protestuesve me pankartat: Burri shtetit jep dorëheqje, hajduti i shtetit, justifikohet

0%

Pankartat me mesazhe politike dhe ironike kanë qenë pjesë edhe të protestës së 24-të radhazi para Kryeministrisë. Qytetarët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes shkrimeve në pankarta, ku kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë, politikës dhe institucioneve të drejtësisë.

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin: “SPAK, arresto Ballukun”, “Nga karrigia në qeli: koha për drejtësi”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Pankarta nga protesta Po ashtu, një pankart i dedikohej kryeministrit Rama, të cilin e kishin krahasuar me kryeministrin britanik, i cili dha dorëheqjen nga detyra, pas krizës politike në partinë e tij.

“Burrë shteti dorëhiqet, hajdut shteti justifikohet”, thuhej në të. Pankarta nga protesta Një tjetër pankartë ironizonte marrëdhëniet mes figurave politike, ndërsa shkruhej: “Të puth halla në dy faqet o Rama, një përputhje, shumë interesa!”, e shoqëruar me një ilustrim të Sali Berishës, Belinda Balluku dhe Edi Ramës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot