Shtyhet për më datë 7 korrik, ora , seanca e radhës për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Veliaj nuk ishte i pranishëm as në këtë seancë pasi e cilëson diskriminuese mbylljen në kafazin e xhamtë. Edhe avokati i tij, Plarent Ndreca mungoi në seancë për shkaqe shëndetësore. Gjatë seancës gjykata vendosi largimin e kamerave nga salla.
Burimi:
Bota Sot
