Portugali-Uzbekistan, Ronaldo sërish titullar. Publikohen formacionet zyrtare

0%

– A do të shënojë sot Ronaldo? Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes Portugali-Uzbekistan. Ndeshja e dytë e grupit K, e cila zhvillohet në “NRG Stadium” të Houstonit ka rëndësi të veçantë për të dyja këto kombëtare, të cilat synojnë fitoren e parë.

Te Portugalia ka disa ndryshime me Joao Felix dhe Ruben Dias, që do të startojnë nga minuta e parë në vend të Tomas Araujos dhe Bernardo Silvës. Mbetet të shihet se a do të jetë dita e Cristiano Ronaldos, i cili po tenton golin e tij të parë për këtë edicion të Botërorit, me ndeshjen që do të luhet në orën . – Portugali-Uzbekistan, Ronaldo sërish titullar.

Publikohen formacionet zyrtare Portugalia luan sot sfidën e dytë në grupin K, këtë herë ndaj Uzbekistanit ku ekipeve nuk i lejohen hapat fals. Luzitanët vijnë në këtë takim pas barazimit surprizë 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Kongos. Ndërsa Uzbeskistani në sfidën e parë të grupit u mposht nga Kolumbia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pak para nisjes së takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku Cristiano Ronaldo sërish e nis si titullar i padiskutueshëm në sulm për Portugalinë. Portugalia: Costa, Mendes, Veiga, Dias, Cancelo, Vitinha, Neves, Felix, Fernandes, Neto, Ronaldo Uzbekistan: Nematov, Khusanov, Abdullaev, Ashurmatov, Karimov, Khamrobekov, Shukurov, Nasrullaev. Fayzullaev, Ganiev, Shomurodo.

Burimi: Bota Sot