Policia në Serbi bastis banesën e një analisti ushtarak lidhur me rastin “topi zanor”

0%

Policia e Serbisë bastisi të hënën banesën dhe zyrën e analistit ushtarak, Aleksandar Radiq, në Beograd, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Lartë Publike ka nisur për rastin e përdorimit të “topit zanor”, gjatë një proteste antiqeveritare më , njoftoi Prokuroria në këtë vend.

Avokati Stefan Qorda, i cili përfaqëson Radiqin, tha se Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për klientin e tij dhe se ai është i lirë. Kontrolli i gjërave të Radiqit në disa lokacione ka përfunduar rreth orës , ndërsa policia “ka kontrolluar gjithçka në detaje”, përfshirë pajisjet dhe kompjuterët, tha ai për televizionin N1. “ Ata, madje, kanë marrë disa kompjuterë të vajzës së tij.

Ishte vërtet një kontroll shumë i gjerë, sikur të bëhej fjalë për ndonjë kriminel të madh, e që Aleksandar Radiq nuk është”, tha Qorda. Ai përcolli edhe fjalët e klientit të tij se beson se bëhet fjalë për një “fushatë kundër tij”. Analisti ushtarak nga Beogradi, Radiq, është një nga të parët që ka folur publikisht për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestave të 15 marsit 2025.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aksionin policor dhe marrjen në pyetje të Radiqit e komentoi për televizionin Informer edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “të gjithë ata që kanë pretenduar se autoritetet kanë përdorur ‘top zanor’, do të thirren për të dhënë deklarata”.

Kjo bastizje u zhvillua tri ditë pas njoftimit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se po zhvillon hetime për lidhjet e lëvizjes studentore me rastin e “topit zanor”. Gjatë protestës masive antiqeveritare më 15 mars të vitit të kaluar, mijëra njerëz u shpërndanë nga rruga teksa nderonin viktimat e shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Pjesëmarrësit dëshmuan se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe dridhje të pazakonta që i kanë detyruar të largohen. Prokuroria tha se ka siguruar informacione për një takim të studentëve protestues në janar të vitit 2025 dhe se ekziston dyshimi se pjesëmarrësit e atij takimi, pas këtyre bisedimeve, kanë filluar të punojnë në realizimin e një plani “për të simuluar një situatë”, në të cilën do të dukej se policia ka përdorur “top zanor”.

Studentët i mohuan këto pretendime në rrjetet sociale, duke thënë se bëhet fjalë për “një tjetër gënjeshtër dhe devijim të vëmendjes nga pyetja thelbësore – çfarë ndodhi më 15 mars?” Gjatë bastisjes së banesës së Radiqit, policia i dërgoi ftesë për intervistim edhe kryeredaktorit të agjencisë së lajmeve Beta, Vojkan Kostiq.

Ai ishte të hënën në mbrëmje në një bisedë informative në Drejtorinë e Policisë Kriminale, pas së cilës u lirua, njoftoi agjencia Beta, transmetoi Shërbimi i Ballkanit i REL-it. “Policisë i thashë se isha duke pirë kafe me Radiqin kur inspektori e telefonoi dhe i tha të shkonte menjëherë në banesë, pa ndonjë shpjegim se për çfarë bëhej fjalë.

Si bashkëpunëtor profesional dhe mik i Radiqit, u ofrova të shkoja me të, duke menduar se mund të ishte ndonjë hyrje me forcë” , tha Kostiq. Asociacioni i Mediave Elektronike të Pavarura në Serbi (ANEM) shprehu shqetësim për operacionin kundër Radiqit dhe thirrjen për intervistim të redaktorit të agjencisë Beta.

“Shë njestrimi i gazetarëve dhe analistëve përbën kërcënim për lirinë e shprehjes dhe të medias në Serbi dhe kjo duhet të ndalet urgjentisht”, u tha në deklaratë. Rasti i “topit zanor” në Prokurorinë e Parë Themelore në Beograd, edhe pas më shumë se një viti, ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake.

Nga kjo prokurori është bërë e ditur për Radion Evropa e Lirë se janë siguruar raportet e institucioneve shtetërore dhe video-incizime nga kamerat e sigurisë, si dhe janë marrë në pyetje rreth 170 qytetarë. Ndërsa disa aktivistë, hetues të pavarur dhe opozitarë pretendojnë se policia ka përdorur armë zanore, autoritetet e mohojnë një gjë të tillë.

Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe të opinionit ndërkombëtar. Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për hetime. / REL

Burimi: Bota Sot