Mes tensioneve familjare, Brooklyn Beckham i mërzitur me veprimet e fundit të Victoria dhe David

0%

Brooklyn Beckham thuhet se është ndjerë i irrituar pasi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, e përfshinë në postimet e tyre për Ditën e Baballarëve në Instagram, pavarësisht se ai u kishte kërkuar më herët të mos e etiketonin dhe ta linin jashtë rrjeteve sociale. Sipas mediave britanike, 27-vjeçari dëshiron të qëndrojë larg vëmendjes gjatë konfliktit që po përjeton me familjen.

Burime pranë tij kanë deklaruar se këto postime vetëm sa rihapin plagët dhe e rikthejnë vazhdimisht te problemet familjare. Brooklyn Victoria publikoi një fotografi të vjetër të David Beckham me katër fëmijët e tyre – Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper – duke e cilësuar bashkëshortin si ‘babanë më të mirë’.

Ndërkohë, edhe David ndau disa foto me fëmijët dhe theksoi se të qenit baba është roli më i rëndësishëm në jetën e tij. Raportet tregojnë se tensionet në familjen Beckham kanë nisur që në janar, kur Brooklyn akuzoi publikisht prindërit se po ndërhynin në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Së fundmi, çifti ka pretenduar gjithashtu se disa fotografi të publikuara me motrën e tij Harper, e cila gjoja po përpiqej të pajtohej me të, ishin organizuar paraprakisht për mediat. Situata thuhet se ka prekur të gjithë familjen, veçanërisht Victoria Beckham.

Burimi: Telegrafi