KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për një tentativë mashtrimi përmes SMS-ve

0%

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar qytetarët se në rast se pranojnë një mesazh nga numri +639605610623, ta injorojnë atë dhe mos të përgjigjen. Sipas kompanisë, përmes këtij komunikimi dyshohet për një tentativë mashtrimi.

Prandaj KRU “Prishtina” udhëzon qytetarët të mos ndajnë të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla. “Ky numër nuk i përket KRU “Prishtina” dhe mesazhet e dërguara prej tij nuk janë komunikime zyrtare të kompanisë sonë”- thuhet në njoftim. Edhe Policia e Kosovës, më , u ka apeluar qytetarëve të kenë kujdes nga mesazhet mashtruese.

Ky apel është bërë pasi është identifikuar një SMS tjetër mashtrues që kinse ka të bëjë me gjobat e trafikut. Sipas Policisë, mesazhi mashtrues po shpërndahet gjoja në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo