Janë zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të martën, më . Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës ku thuhet se gjyqtarja Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni u zgjodhën pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, në raundin e parë, me shumicën e votave të gjyqtarëve.
Sipas KGjK-së, pas certifikimit të rezultateve, anëtarët e zgjedhur do të fillojnë ushtrimin e mandatit pesëvjeçar, duke filluar nga data . “Procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregulloret në fuqi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqësorit”- thuhet në njoftim.
Biografia e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor Valentina Sopjani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, që nga viti 2019. Gjyqtarja Sopjani ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universiteti i Prishtinës në vitin 2012.
Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në periudhën e viteve 2014-215 te Avokati Emrush Kastrati. Në njoftim thuhet se, nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka punuar bashkëpunëtore profesionale në zyrën e përmbaruesit privat Flamur Bogaj.
Agron Maxhuni është gjyqtar në Departamentit e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri. Ai ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës. Maxhuni kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2015. Njoftimin e plotë të KGjK-së mund ta gjeni këtu.
