Kina lëshon një satelit të ri testues për teknologjinë e komunikimit

0%

Kina lançoi me sukses të martën një satelit të ri për testimin e teknologjisë së komunikimit, sipas mediave shtetërore. Sateliti u ngrit në orbitë në orën të mëngjesit sipas kohës së Pekinit në bordin e një rakete bartëse të modifikuar Long March-7 nga vendi i lëshimit hapësinor Wenchang në provincën jugore ishullore Hainan, raportoi Xinhua News.

Autoritetet kineze thanë se sateliti hyri me sukses në orbitën e planifikuar. Anija kozmike do të përdoret për komunikime satelitore, shërbime transmetimi dhe televizive, si dhe për transmetim të të dhënave. Lëshimi shënon misionin e 653-të të kryer nga seria e raketave transportuese Long March.

Burimi: Bota Sot