Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar familjarët e tij me thikë dhe ka dëmtuar derën e dritaren e shtëpisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës , në rrugën “Beqir Kastrati” në Pejë.
Burimet bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se derisa ndodhej në shtëpinë e tij, djali i tij kishte nisur ta ofendojë dhe kërcënojë atë dhe anëtarët e tjerë të familjes. Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari gjatë gjithë kohës mbante në dorë një thikë, me të cilën dyshohet se i kishte kërcënuar familjarët.
Më pas, i dyshuari dyshohet se ka goditur derën dhe dritaren e shtëpisë, duke i thyer ato. Pas raportimit, Policia ka kërkuar të dyshuarin, por i njëjti nuk është hasur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. Hetimet për lokalizimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
