Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhjen e parregullt të mbeturinave. “200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë; 200 euro gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.
Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit. Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë” thuhet në njoftim./Indeksonline
