Në emisionin “L’America” në Tv Klan u diskutua për fitoren e thellë të Francës ndaj Irakut me rezultatin 3:0, ku dy gola u shënuan nga Mbappe. Gazetari Glendi Tafaj deklaroi se “gjelat” janë të fortë në sulm, por se nuk janë testuar ende në mbrojtje. Ai shtoi se Franca do shikohet kur të luajë përballë skuadrave, që janë në nivele të ngjashme me të.
Edhe Florian Riza deklaroi se Franca deri tani ka treguar se është në performancë të mirë, por pritet të shikohet në vijim. Florian Riza: Franca dukej që ishte superiore. Gjithçka shkoi ashtu siç pritej. Ndodhi dhe ai incident, që askush nuk e priste, duke u ndërprerë sfida për 2 orë. Ishte diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë.
Glendi Tafaj: Franca në fazën sulmuese ka lojtarë të nivelit të lartë. Në fazën mbrojtëse nuk e kemi parë shumë. Në fazën mbrojtëse, nuk kemi parë ende Francën. Kjo, sepse Franca nuk është vendosur nën presion. Do e shikojmë, kur të luajë me skuadra të nivelit të saj.
