Dy ndeshje, asnjë karton i verdhë për francezët

0%

Shpërndaje në: Në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës, lojtarët e Francës nuk kanë marrë asnjë karton të verdhë. Ndeshjen e fundit të Grupit I, Franca e luan kundër Norvegjisë të premten. “Franca do ta luajë ndeshjen ndaj Norvegjisë pa rrezikuar pezullimin shkaku kartonëve të verdhë, pasi asnjëri prej lojtarëve nuk është ndëshkuar ndaj Senegalit dhe Irakut.

Megjithatë, një suspendim për fazën e 1/32 të finales mbetet i mundur në rast të një kartoni të kuq”, shkruan “L’Equipe”. Gjatë këtij Botërori, një lojtar që merr dy kartonë të verdhë në dy ndeshje të ndryshme pezullohet për ndeshjen pasardhëse.

Burimi: Koha