Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë

0%

Shpërndaje në: Inspektorati në Prishtinë ka shqiptuar dy gjoba nga 200 euro për shkelje që lidhen me hedhjen e parregullt të mbeturinave në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Komunës, një gjobë në vlerë prej 200 eurosh është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa një tjetër gjobë me të njëjtën vlerë i është shqiptuar një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

Komuna ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit. “Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit. Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha