Deshamp në histori, bëhet trajneri më i suksesshëm i Botërorëve

0%

Didier Deshamp do ta mbyllë me Francës pas përfundimit të Botërorit 2026. Por ai mund të largohet i qetë nga drejtimi i kësaj përfaqësueseje, pasi do të largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e turneut.

Fitorja ndaj Irakut, ishte ajo numër 16 në drejtimin e Francës në një Botëror, duke barazuar kështu në majën e klasifikimit një ikonë si i famshmi Helmut Shën i RFGJ i cili drejtoi asokohe përfaqësuesen në 4 edicione të turneut, nga 1966, deri në 1978.

Edhe Deshamp po merr pjesë në Botërorin e tij të katërt, por ia ka dalë që të arrijë këtë kuotë fitoresh me më pak ndeshje, pasi ia doli në 21 të luajtura, ndërsa Shën iu deshën 25. Tani Deshamp ka mundësinë që të marrë i vetëm kreun e këtij klasifikimi në sfidat e ardhshme të “gjelave”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

RENDITJA Didier Deshamp (Francë) 16 fitore në 21 ndeshje Helmut Shën (RFGJ) 16 fitore në 25 ndeshje Luiz Felipe Skolari (Brazil/Portugali) 14 fitore në 21 ndeshje Mario Zagallo (Brazil) 13 fitore në 20 ndeshje Joakim Lëv (Gjermani) 12 fitore në 17 ndeshje Oskar Tabarez (Uruguai) 10 fitore në 20 ndeshje Karlos Alberto Parreira (Kuvajt/Emirate të Bashkuara Arabe /Brazil/Arabi Saudite/Afrikë e Jugut) 10 fitore në 23 ndeshje Sep Herberger (RFGJ) 9 fitore në 18 ndeshje Enco Bearzot (Itali) 9 fitore në 18 ndeshje Hose Pekerman (Argjentinë/Kolumbi) 9 fitore në 13 ndeshje

Burimi: Bota Sot