Ukshini: Protestat në Tiranë mund të jenë shfrytëzuar nga agjenda të huaja

0%

Shpërndaje në: Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se ka shumë faktorë që kanë nxitur protestat masive tash e tri javë në Tiranë, por që sipas tij nuk është spekulim që mund të ketë inflirtime të huaja që nxisin në këto protesta.

Ukshini në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se zhvillimi i turizmit në Shqipëri është konkurente për Kroacinë e Greqinë, mirëpo sipas tij edhe hapat e shpejtë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, janë të rëndë për Serbinë. “Çështja e investimit, çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duhet pranuar se çështja e zhvillimit të turizmit është konkurrent edhe për Kroacinë edhe për Malin e Zi dhe sidomos për Greqinë. Ka dikund para 7-8 muajsh që një mik i imi diplomat ma ka thënë se Serbia mund të duroj gjithçka por të futet Shqipëria para saj në BE nuk mund ta duroj”, ka deklaruar Ukshini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas ish-ambasadorit Ukshini, masa e pakënaqur brenda Shqipërisë me qeverisjen e Edi Ramës, janë shfrytëzuar nga agjendat e tjera të huaja për t’i bërë protestat në këtë mënyrë. “Njerëzit që janë brenda kanë agjendë që nuk janë të kënaqur me qeverinë. Këtë agjendë mund ta shfrytëzojnë pastaj shumë agjenda të tjera për arsye të veta.

Nëse ka një investim 4 miliardësh në Shqipëri atëherë mund të humb vëmendja e turizmit të Greqisë. Me anëtarësimin pastaj në BE, Shqipëria fiton një hap dhe një dinamikë, duke qenë edhe pjesë e NATO-s kësisoj bën një hap të madh duke lënë prapa vendet e rajonit”, ka deklaruar Ukshini në “Konfront”.

Protestat në Shqipëri nisën kundër projektit të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner për ndërtim hotelesh luksoze në ishullin e Zvërnecit, e po ashtu edhe kundër projekteve në Lagunën e Nartës. Edi Rama, pos Vetëvendosjes e Kosovës, për nxitje të protestave ka akuzuar në fillim Greqinë, me pas Serbinë dhe Iranin.

Protestat nuk janë ndalur për asnjë ditë që nga nisja e tyre.

Burimi: Koha