Durrës, rritet alarmi për sigurinë në plazhe

0%

Me nisjen e sezonit veror dhe shtimin e ndjeshëm të numrit të pushuesve, siguria në plazhet e Durrësit mbetet një nga sfidat kryesore të turizmit. Teksa plazhi më i madh i vendit po i afrohet periudhës së fluksit, situata në terren paraqitet e ngjashme me vitet e kaluara.

Edhe pse një pjesë e kullave të vrojtimit janë vendosur përgjatë vijës bregdetare, jo të gjitha funksionojnë me personelin e nevojshëm, duke lënë zona të caktuara pa mbulim të plotë nga rojet bregdetare. Pushuesit shprehen se prania e vrojtuesve të plazhit është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e pushimeve dhe për të parandaluar ngjarje të rënda.

Blerim Norja, operator turistik dhe përfaqësues i shoqatës së turizmit, thotë se këtë sezon janë bërë hapa përpara, por ende nevojiten më shumë investime dhe masa konkrete për rritjen e sigurisë në plazhe. Alarmi për sigurinë në bregdet është rikthyer edhe pas ngjarjes tragjike të fundjavës së kaluar, kur një 11-vjeçar humbi jetën në plazhin e Durrësit pasi kishte hyrë i vetëm në det.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raste të tilla tragjike shtojnë kërkesat e pushuesve dhe operatorëve turistikë që institucionet përgjegjëse të marrin masa më të forta për garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë gjithë sezonit veror./Tv Klan

Burimi: Telegrafi