U kap me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, procedohet 40-vjeçari

0%

Një 40-vjeçar është proceduar nga Policia pasi u kap me armë zjarri në një lokal në Ferizaj. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës në rrugën “Rexhep Bislimi”, pasi autoritetet pranuan informatë se një person që ndodhej në ambientet e një lokali ishte parë me armë.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin M.H. dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur edhe armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur sapo kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë. “Arma e zjarrit (pistoletë) me tre (3) fishekë janë sekuestruar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit M.H ( 40 vjeç) është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” , thotë PK

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot