Tetë vjet nga goli dhe shqiponja e Shaqirit kundër Serbisë

0%

Shpërndaje në: Ishte 22 qershori i vitit 2018. Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë po shkonte drejt barazimit, 1:1. Dhe në skenë doli Xherdan Shaqiri. Shaqiri u nis në kundërsulm, ndërsa atë nga pas e ndiqte një mbrojtës serb. Futbollisti shqiptar vrapoi prej gjysmës së fushës dhe kur u fut në zonë, me qetësi e dërgoi topin nën këmbët e portierit serb.

Zvicra fitoi 2:1 falë golit të Shaqirit në minutën e 90-të. Golin e fitores Shaqiri e festoi duke formuar me dy duart figurën e shqiponjës dykrerëshe. Njëjtë, përkrah Shaqirit, festuan edhe Granit Xhaka dhe zvicerani Stephan Lichtsteiner. Ky i fundit aktualisht është trajner i Shaqirit te Baseli. Nuk ka shqiptar që nuk i është gëzuar atij goli të Xherdan Shaqirit.

Janë gëzuar edhe zviceranët, por me gjasë jo sa shqiptarët. Kishte të bënte me kundërshtarin më shumë se me Shaqirin e natyrisht më shumë se me Zvicrën. Zvicra më pas u kualifikua nga grupi E. Serbia u eliminua. Shaqiri në një intervistë dhënë për KOHËN kishte thënë se goli ndaj Serbisë ishte më i miri në karrierë. Shaqiri u pensionua nga Zvicra pas Evropianit 2024.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por ai mbetet legjendë e helvetikëve.

Burimi: Koha