PZAP hedh poshtë ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut, refuzohet rinumërimi i votave të PDK-së

0%

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht të kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik.

Të dy, kërkesën e kishin të bazuar në ndryshimet në votat e tyre pas rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta, për të cilat mori vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ në përgjigjen e saj për PZAP-në, ka thënë se pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve nuk është evidentuar ekzistimi i ndonjë modeli sistematik të pasaktësive, pasi ndryshimet janë evidentuar në të dy drejtimet, ku një numër kandidatësh kanë fituar vota ndërsa kandidatë të tjerë kanë humbur vota.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky institucion po ashtu ka thënë se ankuesit nuk kanë identifikuar ndonjë vendvotim apo qendër votimi jashtë mostrës së rinumëruar dhe nuk kanë paraqitur prova konkrete që do të mbështesnin pretendimin e tyre. PZAP pasi shqyrtoi ankesat, erdhi në përfundim se ato janë të pabazuara.

“Nga përmbajtja e këtij vendimi rezulton se rinumërimi është urdhëruar si pjesë e një mekanizmi kontrollues të paraparë me legjislacionin zgjedhor, me qëllim verifikimin saktësisë së procesit të numërimit dhe jo si rezultat i konstatimit paraprak të parregullsive sistematike në procesin e administrimit dhe numërimit të votave.”- thuhet në vendimin e PZAP-së.

Për rastin e Qëndrim Kryeziut që kishte pretenduar se ka 589 vota më shumë pas rinumërimit të 185 vendvotimeve, PZAP ka thënë se realisht, atij i kanë dalur dy vota më pak dhe se pretendimi i tij nuk përputhet me të dhënat e KQZ-së. Vendimet për këto raste mund të qasen këtu dhe këtu .

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), më ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të PDK-së.

Sipas Haxhiut, kjo kërkesë e tij nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kërkesa e tij për rinumërim të votave vjen disa orë pas njoftimit të KQZ-së se rinumërimi i 185 vendvotimeve, më .

“Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 6 vota që nuk ishin numëruar më parë. Kur diferenca ndërmjet kandidatëve është vetëm 102 vota, çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.”- Haxhiu në Facebook.

Kështu, ai arsyetohet që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. “Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë.

Besimi në procesin zgjedhor ndërtohet mbi transparencën, ligjshmërinë dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.”- ka shtuar ai. Haxhiu pret që PZAP ta shqyrtojë ankesën e tij në mënyrë të paanshme dhe të marrë një vendim që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe mbrojtjen e çdo vote.

Sipas rezultateteve të KQZ-së deri më sot, më , Haxhiu ka 20 mijë e 541 vota, por nuk figuron i zgjedhur deputet për shkak të kuotës gjinore. Sipas rezultateve të KQZ-së për zgjedhjet e datës , LVV ka fituar 53 deputetë, PDK 22, LDK 18, LS 9, Aleanca 7, KDTP 2, ZPSO 1 dhe tetë deputetë partitë tjera të komuniteteve joshumicë jo serbe.

Më , KALLXO.com raportoi edhe për dy ankesa në PZAP që Haxhiu i dorëzoi si pasojë e pakënaqësisë në lidhje me votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Haxhiu mori 21 mijë e 520 vota bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja për zgjedhjet e datës . Edhe pse ishte i njëzeti më i votuari në PDK, nuk siguroi vend në Kuvend shkaku i kuotës gjinore.

Ndonëse iu shtuan rreth 440 vota gjatë rinumërimit, atij i duheshin edhe 600 për ta siguruar ulësen e deputetit pa ia rrezikuar kuota.

Burimi: Kallxo