“Mos harroni çfarë i bëri Kosovës!” – Pozhari ‘godet’ ashpër Edi Ramën, rikthen në vëmendje Ballkanin e Hapur dhe Asociacionin

0%

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar sërish ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke e akuzuar për qëndrime dhe veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat e Kosovës gjatë viteve të fundit.

Në një postim në Facebook, Pozhari ka rikujtuar nismën “Ballkani i Hapur”, deklaratat e Ramës në mbështetje të Serbisë dhe anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, duke i cilësuar ato si veprime të dëmshme për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe projektin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke ngritur kritika të ashpra ndaj qasjes së kryeministrit shqiptar, përcjell “Bota sot”. Linku i shkrimit të plotë: … Gjatë pesë viteve të fundit, besoj se mbani mend se Kosova dhe qeveria e saj kanë qenë nën sulm të përhershëm nga Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtoni Ballkanin e hapur, projektin që e kthen hapësirën shqiptare në një koloni ekonomike të Serbisë. Besoj i mbani mend deklaratat e Ramës drejtuar Evropës për të mirëkuptuar Serbinë dhe për të mos i vendosur sanksione. Dhe si për ironi të fatit ishte Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës duke anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Besoj e mbani mend si shpalli një projekt për themelimin e Zajednicës, projekt tashmë i harruar dhe nuk dihet kush fshiu së fundi b…me atë… Linku i shkrimit të plotë:

Burimi: Bota Sot