Misse Beqiri ka bërë një dedikim prekës në Ditën e Baballarëve për ish-partnerin e saj të ndjerë, Jake Hall si dhe për vëllanë Flamur Beqiri, i njohur si Alex. Ylli i “Real Housewives of Cheshire”, 39 vjeçare, ndan vajzën tetëvjeçare River me ish-yllin e “TOWIE”, i cili humbi jetën muajin e kaluar në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Mallorca të Spanjës.
Ndërkohë, vëllai i saj Flamur Beqiri u vra në dhjetor të vitit 2019 në Londër, në moshën 36-vjeçare, përpara bashkëshortes së tij Debora Krasniqi dhe njërit prej dy fëmijëve të tyre. Foto: Instagram Në një postim emocional në rrjetet sociale, Misse publikoi një fotografi të Jake dhe Alex së bashku, duke shkruar: “Dy burra, baballarë, djem dhe vëllezër.
Sot është Dita e Baballarëve dhe unë nderoj këta dy baballarë, vëllanë tim Alex dhe Jake. Ju dua të dyve dhe e di se po na shikoni dhe po kujdeseni për ne dhe fëmijët”. Ajo shtoi se, pavarësisht zemrës së thyer, kujtimet me ta e bëjnë të buzëqeshë, ndërsa theksoi rëndësinë e familjes, fëmijëve dhe miqve, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë në këtë periudhë të vështirë.
Foto: Instagram Krahas fotografisë së dy të ndjerëve, Misse ndau edhe një video të ëmbël ku shfaqej duke kërcyer së bashku me vajzën e tyre River dhe Jake Hall, duke kujtuar momentet e lumtura që kishin ndarë së bashku. Edhe pse marrëdhënia e tyre kishte kaluar vështirësi dhe çifti ishte ndarë, ata vazhduan si bashkë-prindër për vajzën e tyre, duke ruajtur një raport të mirë.
Foto: Instagram
