Michael Olise po vazhdon të mahnisë botën e futbollit me paraqitjet e tij në fushë, por jashtë saj mbetet krejtësisht ndryshe nga shumica e yjeve modernë të futbollit. Sulmuesi francez, i cili po lidhet vazhdimisht me një transferim te Real Madrid , preferon të qëndrojë larg vëmendjes së tepërt mediatike dhe jetës së luksit që shpesh shoqëron futbollistët e nivelit të lartë.
Pas fitores së Francës ndaj Senegalit në Kupën e Botës 2026, Olise kaloi pothuajse pa u vënë re në zonën e intervistave. I veshur me tuta, kapuç dhe çantë shpine, ai ruajti profilin e tij të zakonshëm të rezervuar, larg imazhit të superyllit që paraqet në fushë.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, vlerësoi zhvillimin e jashtëzakonshëm të lojtarit, duke theksuar se fokusi i tij kryesor mbetet futbolli. “Michael ka pasur një sezon fantastik. Ai është ndër lojtarët më të mirë në botë, por vëmendja mediatike nuk është ajo që e motivon. Për të ka rëndësi vetëm fusha e lojës,” deklaroi Deschamps.
Real Madridi e monitoron nga afër Interesimi i Real Madridit për 24-vjeçarin është i njohur, por Olise nuk ka dhënë asnjë sinjal publik për të ardhmen e tij. Ndryshe nga emra si Kylian Mbappé apo Vinícius Júnior, ai nuk kërkon të ndërtojë një imazh të madh komercial jashtë futbollit.
Legjenda franceze Thierry Henry, i cili e ka stërvitur te skuadra olimpike e Francës, e përshkroi Olisen si një person me karakter të veçantë. “Njerëzit e shohin talentin e tij në fushë, por ndonjëherë e kanë të vështirë ta kuptojnë jashtë saj. Në realitet, ai është një djalë fantastik dhe një njeri shumë i mirë”, tha Henry.
Pa sponsorë dhe larg marketingut Një nga veçoritë që e dallon Olisen nga shumica e futbollistëve elitarë është refuzimi i marrëveshjeve me markat sportive. Francezi nuk ka kontratë sponsorizimi me asnjë kompani të njohur dhe preferon të zgjedhë vetë pajisjet që përdor.
Madje, ai vazhdon të luajë me modele këpucësh sportive që kanë dalë në treg më shumë se një dekadë më parë, duke shmangur trendet moderne të marketingut sportiv. Një histori e veçantë Olise ka një prejardhje të pasur kulturore. Ai mban shtetësi franceze, angleze, algjeriane dhe nigeriane.
Megjithëse pati mundësi të përfaqësonte Anglinë, ai zgjodhi Francën, vendim ku ndikim të madh pati familja e tij dhe Federata Franceze e Futbollit. Karriera e tij është ndërtuar tërësisht në Angli, ku kaloi në akademitë e Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe më pas te Reading, para se të shpërthente me Crystal Palace.
Michael Olise repping Chelsea 10 years later 🔵 pic.twitter.com/mbgOOL8KFk — ESPN UK (@ESPNUK) June 16, 2026 Sot, pas një sezoni të shkëlqyer te Bayern Munich, Olise konsiderohet një nga futbollistët më të talentuar të gjeneratës së tij. Nëse në fushë është një “galaktik”, jashtë saj mbetet një person i thjeshtë që preferon të flasë me lojën e tij.
