Messi humb penalltinë, Argjentina tronditet në start të ndeshjes

0%

Lionel Messi ka humbur një penallti në minutat e para të ndeshjes së Argjentinës, duke mos arritur ta çojë ekipin e tij në avantazh ndaj Austrisë. Gjithçka nisi në minutën e 4-të, kur Lautaro Martínez ra në zonë pas një dueli me mbrojtësin kundërshtar.

Gjyqtari fillimisht lejoi vazhdimin e lojës, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe një rishikimi të situatës, u akordua penallti për Argjentinën në minutën e 8-të. Kapiteni Lionel Messi mori përgjegjësinë për ekzekutimin nga pika e bardhë, por goditja e tij në minutën e 9-të përfundoi ngushtë jashtë shtyllës së djathtë, duke i mohuar Argjentinës golin e epërsisë.

Messi missed his penalty ❌ pic.twitter.com/NXnswaTmny — Fut Sheriff (@FutSheriff) June 22, 2026 Pavarësisht rastit të artë të humbur, Argjentina mbetet në kontroll të lojës, ndërsa presioni tashmë rritet për pjesën tjetër të ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi